Gerdec Momenti i shperthimit tragjik



Uploaded by: CHANNELShpendi
Video Description:
Bilanci i shp
ërthimit në Gërdec të Vorës është i rendë - 5 të vrarë dhe 244 te plagosur Të paktën pesë persona janë vrarë dhe mbi 200 janë plagosur në një varg shpërthimesh në një fabrikë për çmontimin e armatimeve në fshatin Gërdec afro 16 kilometra larg kryeqytetit Tiranës. Shpërthi
met shkaktuan rreth 244 të plagosur dhe së paku 5 persona të vdekur, si dhe dëme në një zonë të gjerë, dhe u dëgjuan më shumë se 170 km larg, deri në kryeqytetin maqedonas, Shkup. Thuhet të jenë janë akoma 100 mije ton municione qe duhen demoluar. Deri në orët e vona të mbrëmjes
së të shtunës dhe mëngjesit të sotëm bëhet fjalë për 5 viktima dhe rreth 244 të plagosur, mes të cilëve gra e fëmijë, ku ka edhe të lënduar në gjendje të rëndë. Mirëpo, kryeministri Berisha ka shtuar se ku nuk është numri përfundimtar i viktimave. Incidenti mendohet të ketë
ndodhur gjatë një operacioni çmontimi të armatimeve, nga një firmë e huaj. Dëshmitarë pranë vendngjarjes kanë dhënë dëshmi rrëqethëse, duke theksuar faktin për humbje të kontakteve me të afërmit e tyre, si dhe për shkatërrimet masive të banesave dhe automjeteve. Shpërthimet
vijuan njëra pas tjetrës, duke sjellë një atmosferë lufte në zonë, ndërkohë që Tirana u përfshi nga një gjendje alarmi të ambulancave, zjarrfikësve dhe mjeteve të tjera të ekipeve të shpëtimit. Berisha : Bilanci i shpërthimit është i rendë - 5 të vrarë dhe 244 të plagosur
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se numri i të vdekurve është i konsiderueshëm, dhe ka urdhëruar ngritjen e disa shtabeve të emergjencës. Ai e cilësoi ngjarjen një tragjedi të përmasave të jashtëzakonshme. Berisha tha se depot e armatimit përbëjnë një rrezik kombëtar për ve
ndin. Berisha theksoi se janë akoma 100 mijë tonë municione qe duhen demoluar. Kjo po behej me dijeninë dhe ndihmën e NATO-s. Berisha foli edhe për masat qe do te merren për te ardhmen. Një grup ndërministror do të ngrihet për te hetuar ngjarjen. Sipas Berishës janë marre edhe masat
e nevojshme për jetën e banoreve te zonës. Janë evakuuar mbi 4 mije banore te fshatit dhe zonës përreth. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e Durrësit dhe Tiranës. Këto i kanë bërë thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak për të ndihmuar të plagosurit. Kanë vazhduar kërkimet
për punëtorët që ishin në punë në momentet e shpërthimit. Punëtorët e shpërthimit kanë gjetur dhe shpëtuar 25 banorë që ishin fshehur në një bunker. Shumë banorë ishin fshehur në tunele, apo bunkerë nga frika e shpërthimeve të tjera. Janë ngritur dhe shtabet e emergjencë
s dhe punonjësit e xhenios, zjarrfikëset dhe ato të shëndetësisë kanë hyrë në fshat. Mjete të blinduara dhe forca speciale të ushtrisë u kanë shkuar në ndihmë banorëve. Nuk dihet ende shkaku i shpërthimit, po kryeministri Berisha tha se nuk përjashtohej gabimi njerëzor apo mund
të ishte thjesht aksident. Presidenti Bamir Topi, ka kërkuar që t'u krijohen mundësitë e duhura dhe qetësia e nevojshme punonjësve të shëndetësisë dhe policisë, për t'u ardhur në ndihmë të plagosurve. Solidaritet më të mbijetuarit ka shprehur dhe kryetari i opozitës Edi Rama,
i cili shkoi pranë vendngjarjes dhe në spital. Ndërsa kryeministri Sali Berisha tha se qeveria do të bëjë gjithçka për t'u ardhur në ndihmë banorëve të rrezikuar. Zoti Berisha tha se kishte nisur një hetim për aksidentin, i cili ndodhi në një fabrikë të drejtuar nga një kompani
amerikane për çmontimin e armatimeve. Shqipëria ka më shumë se 100 mijë ton municion të periudhës komuniste - të përhapura në të gjithë vendin Zoti Berisha tha se do të gjenden rrugë të reja për të shkatërruar "sasinë kolosale" të tyre, me që sipas tij municioni i rrezikshëm
përbën problem madhor. Një numër vendesh të NATO-s e kanë ndihmuar Shqipërinë të shkatërrojë municionin e tepërt e të vjetërsuar. Tirana shpreson të marrë ftesë për të hyrë në aleancë në samitin e Bukureshtit, muajin e ardhshëm. Zoti Berisha i tha gazetarëve se nuk beso
nte se aksidenti i të shtunës do të ndikonte në vendimin që do të merrej. Aksidente të ngjashme, tha ai, kishin ndodhur edhe në një numër vendesh të NATO-s. Vende të ndryshme si SHBA, Italia, Greqia, Maqedonia, Turqia dhe Kosova kanë ofruar ndihma mjekësore dhe të tjera pas shpërth
imeve.


Tags for this video: ATOM ATOMBOMB EXPLOSION federal Gerdec govern government grassroots Kosova local outreach Prishtina Shqiperia Tirana USA

Find more videos in the "Nonprofit" category
See more videos uploaded by CHANNELShpendi

Related Videos
Big Brother Albania - Momenti Shperthimit ne Gerdec te VoresTragjedia e G ërdecit (Pak minuta pas shpërthimit) 2 Tragjedia e G ërdecit ( 2minuta pas shpërthimit )1
big-brother-albania-momenti-shperthimit-ne-gerdec-te-vores.htmlbig-brother-albania-momenti-shperthimit-ne-gerdec-te-vores.htmlbig-brother-albania-momenti-shperthimit-ne-gerdec-te-vores.html
Gerdec Momenti i shperthimit tragjikShperthimi i depos se armatimit ne Gerdec - TiraneAksidenti i Dritan Hoxhes - Ferrari Crash
big-brother-albania-momenti-shperthimit-ne-gerdec-te-vores.htmlbig-brother-albania-momenti-shperthimit-ne-gerdec-te-vores.htmlbig-brother-albania-momenti-shperthimit-ne-gerdec-te-vores.html


Share This Video:       StumbleUpon       del.icio.us       Reddit       digg       Furl       Spurl       Simpy       YahooMyWeb


Comments for this video: Show || Hide
Comments for this video on YouTube



Tell a friend:


URL 
Embed Code